Microsoft ka njoftuar se më 5 tetor do të publikojë Office 2021, në të njëjtën ditë do të dalë edhe sistemi i ri operativ Windows 11.

Sikurse versioni Office 2019, Office 2021 do të jetë i qasshëm për Windows dhe macOS. Kjo pako është e dedikuar për ata që nuk duan të bëjnë parapagesë për Microsoft 365.

Microsoft ka premtuar se detaje tjera do të zbulojë së shpejti për Office 2021. E nga raportimet e mëparshme, dihet që pakoja softuerike do të ketë përmirësime të shumta që u zbuluan në versionin Office LTSC.