Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi qeveria do të ndërtojë qendra shtesë të vaksinimit, në një përpjekje për të rritur normat e tij. “Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të marrë një vaksinë”, tha Merkel në një video mesazh. “Prandaj ju kërkoj që të mbroni veten dhe të tjerët. Vaksinohuni!”, tha ajo.

Gjatë ditëve të ardhshme, vendet e vaksinimit do të krijohen në të gjithë vendin.”Për fat të keq, megjithatë, numri i infeksioneve të reja ditore të koronavirusit në vend po rritet përsëri”, tha Merkel. Rreth katër milionë gjermanë janë infektuar me virusin dhe mbi 90 000 kanë vdekur.