Policia rrugore vijon me kontrollet intensive për të eivdentuar dhe ndëshkuar shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tej normave apo kryejnë parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës gjatë dy muajve të fundit policia ka konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h. Si rezultat i kontrolleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 110 shoferë.

Njoftimi i plotë i Policisë: Kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar. Si rezulatat i kontrollleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h. Gjithashtu janë vendosur 102 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik. #ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt? #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdorAlkool?GjatëDrejtimitTëAutomjetit?