Kriza e nëndetëseve bërthamore australiane nuk ndryshon asgjë në strategjinë e Francës për zonën e Indo-Paqësorit, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili priti kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Elysée. Me rastin e vizitës, Franca dhe Greqia nënshkroi një kontratë ushtarake për blerjen nga Athina të tre fregatave në kuadrin e forcimit të partneritet strategjik midis dy vendeve, anëtare të Bashkimit Evropian.

Pas rastit të nëndetëseve bërthamore australiane, që me një krizë diplomatike midis Parisit nga njëra anë, dhe Kanberras, Uashingtonit dhe Londrës nga ana tjetër, Franca rifillon biznesin e eksportit përmes ”Naval Group”. Franca do t’i shesë për Athinës zyrtare tre fregata të markës “Belharra” me peshë 4 600 tonë dhe 120 metra të gjata, të pajisura edhe me radarë ultramodernë.