Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për përjashtimin nga Partia Demokratike, pas përfundimit të seancës së parë plenare ku u zgjodh kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla. “Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje.

Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama, i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.