Qesharake pamja e Kryetares së LSI-së e shoqëruar nga tre deputetët e partisë së vet inekzistente pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ndërsa hynte në sallën e parlamentit në nisjen e punimeve të legjislaturës së re.

Zbritja nga 19 deputetë në 4 të tillë është humbja e rëndë si pasojë e drejtimit pa asnjë ide dhe vizon e partisë, që nuk e fsheh dot as entuziazmi rinor i 362-shit Petrit Vasili.

Mirëpo Monika Kryemadhi ka tani edhe një problem tjetër, LSI nuk bën dot as grup parlamentar, pasi sipas rregullores, që një parti të krijojë grup parlamentar dihet të ketë të paktën shtatë deputetë.

Në këto kushte Monës i duhet të kërkojë lëmshë ose thënë ndryshe, të kërkojë deputetë borxh.

Mirëpo deri tani asnjë deputet nuk ka pranuar t’i bashkohet qoftë edhe formalisht grupit të deputetëve të LSI-së.

Përgojimi lart e poshtë që Monika i bën Bashës e komentet e saj sipas të cilave “e mësova që Rama është më i mirë se Basha” kanë mbërritur në veshët e liderit demokrat dhe ai nuk ka asnjë dëshirë që të merret më me Monika Kryemadhin, çka u pa edhe gjatë seancës së Kuvendit kur Basha nuk dënjoi as t’i jepte dorën, e jo më ta ndihmojë me deputetë borxh për të krijuar grup parlamentar.

Nga ana tjetër, mësohet se Monika i është lutur Shpëtim Idrizit që ai me dy deputetët e PDIU-së t’i bashkohen LSI-së, po nga burime të kësaj partie, bëhet e ditur se as zoti Idrizi nuk ka pranuar, pasi as ai nuk do që të bashkohet me një parti që ka namin e një grupi hajdutësh e të korruptuarish.

Në këto kushte, me shumë gjasë, katër deputetët e LSI-së do të mbeten si deputetë të lirë dhe LSI nuk do të ketë grup parlamentar.

Askush nuk do që të bashkohet me Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin. Tek e fundit, përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë?…(cna)