Ditën e hënë në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën e tretë për këtë legjislaturë, pasi të premten u zhvilluan dy të parat, paradite në 10:00 nisja e legjislaturës dhe pasdite në 17:00 betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla.

Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë sot ka marrë vendimin e parë duke thirrur në seancë plenare deputetët ditën e hënë. Në rendin e ditës janë; zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues.