Pas përfundimit të ‘Përputhen 2’, Ledjanën e kemi parë shumë rrallë nëpër intervista. Ndryshe nga ish-konkurrentët e tjerë, ajo u shkëput nga televizioni pas rrugëtimit të saj në emisionin e dashurisë.

Mirëpo, gjejeni çfarë? Të shtunën në orën 9 fillon “Përputhen Prime” për sezonin e ri dhe një ndër të ftuarat do të jetë Ledjana, ndonëse nuk dihet ende për cilën puntatë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, teksa i është përgjigjur një ndjekësje.