Francezët besojnë gjithnjë e më pak te fetë dhe për herë të parë në histori, një sondazh i Institutit IFOP tregon se pak më shumë se gjysma e tyre nuk e besojnë një rritje me 7 për qind në krahasim me 2011.

Mosbesimi është i përhapur në mënyrë të barabartë në të gjitha moshat, me përjashtim të atyre mbi 65 vjeç, e vetmja kategori ku shumica (58%) thonë se besojnë në Zot. Në sondazh janë pyetur 1,018 persona dhe ai ishte porositur nga Shoqata e Gazetarëve të Informacionit Fetar.

Sondazhi zbuloi gjithashtu një fenomen që po vërehet gjithnjë e më shumë, ku në zonat urbane besimi është më i fortë se në ato rurale. 60 për qind e të intervistuarve në Paris janë besimtarë, kundrejt 46 për qind të të anketuarve në zonat rurale.

Rënia e numrit të besimtarëve bie ndesh me diskursin politik të ekstremistëve francezë pas sulmeve terroriste të Tuluzës dhe Parisit.

Vetëm 38 për qind e të anketuarve nga thanë se shpesh ose herë pas here flasin për tema fetare në familjen e tyre dhe vetëm 29 për qind thanë se e bëjnë këtë gjë me miqtë e tyre. Në vitin 2009, ata ishin respektivisht 58 për qind dhe 49 për qind. Vetëm 18 për qind thanë se diskutojnë tema që lidhen me fetë me kolegët e tyre.