Lajmi i abuzimit të 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona ka tronditur mbarë vendin. Dy prej tyre kishin dalë nga burgu dhe e kishin abuzuar sërish dhe kjo e bëri edhe më tronditëse ngjarjen. Të shumë kanë qenë ata personazhe të njohur, të cilët kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale. Një prej të cilëve ishte edhe Kejvina Kthella. Kjo e fundit u shpreh e tronditur nga ngjarja, sidomos përsa i takon Policisë së Shtetit, ku mësohet se pasi 17-vjeçarja bëri denoncimin, e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte jashtë nga vendi duke hequr dorë nga çdo përgjegjësi ligjore. “Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë!”- shkroi e revoltuar Kejvina.

Epo, dikush jo vetëm që nuk e ka kuptuar si qëndron vërtetë problemi, por ka gjetur rastin që të ofendojë rëndë modelen. ”Kur bën dhe ti si e ndershme!”– shkruhet në mesazhin për Kejvinën, i cili nuk mbeti pa rënë në vëmendjen e Kejvinës që zgjodhi ta bënte publik. “Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet”, iu përgjigj modelja.