Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij Edi Rama në Prishtinë ka vënë theksin te heqja e barrierave mes dy vendeve.

“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Për realizimin e tyre qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri. Dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet q pritet nga qytetarët. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazim dhe mirëqënie. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave është e domosdoshme. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që e njohim njëra tjetër por kemi besim të plotë. Biseduam për të gjitha fushatat e qeverisjes dhe në veçanti u zotuam që e shohim si të rëndësishëm sinkronizimin gjithandej. Biseduam edhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy qeverive tona. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat për marrëdhëniet tona bilaterale, që të udhëhiqet nga Gentian Sala,” tha Kurti.