Kryeministri Albin Kurti këtë të hënë ka pritur në një takim homologun e tij shqiptar Edi Rama ku ka komentuar dhe situatën e krijuar në veri për shkak të reciprocitetit të targave. Kurti në deklaratën e tij është shprehur se ato nuk kërkojnë tensionim të situatës mes dy vendeve por thjesht zbatim të një vendimi qeveritar. Sipas tij Forca Speciale e Kosovës ndodhet në kufi për të ruajtur policët dhe jo për të demonstruar forcë. Ndër të tjera ai ka theksuar se ato janë për një stabilitet mes dy vendeve dhe me heqjen e targave të përkohshme të Serbisë dhe të Kosovës do të lehtësojnë më shumë lëvizjen mes dy vendeve.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtarë me përfaqësitë dhe me mekanizmat. Njësia speciale e Kosovës nuk është në Bonjak dhe në Jarinë ato janë aty në detyrë dhe kanë për detyrë të mbrojt policët kufitare. Nëse nuk do të ishin trupat e Forcave Speciale atje do të ishin në rrezik. Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjetesh që kanë ardhur nga Serbia dhe kanë marrë targat e përkohshme të Kosovës. Ku ka polici të Kosovës nuk ka dhunë dhe incidente, dhuna ka adresë tjetër dhe kurrsesi institucionet e Kosovës dhe personelin e saj. Policia e Kosovës është profesionale dhe kurajoze dhe u jam mirënjohës për punën që kanë bërë.