Kryeministri çek Andrej Babis do të marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid-19 muajin e ardhshëm, pak para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Vaksinimi i tij do të vijë një ditë para se vendi të shkojë në zgjedhje. Sondazhet tregojnë se Babis është i preferuari i çekëve.

Sidoqoftë, ai është kritikuar ashpër për politikat e tij shëndetësore gjatë pandemisë nga kundërshtari i Partisë së Piratëve, Ivan Bartosh. “Kjo është disfata më e madhe e qeverisë çeke”, theksoi Bartos duke shtuar se ”qindra mijëra të moshuar ende nuk janë vaksinuar”.

Rreth 65,5% e të rriturve çekë janë plotësisht të vaksinuar, sipas informacionit të siguruar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Më shumë se 30 400 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Republikën Çeke që nga fillimi i pandemisë, në një vend prej 10,7 milionë banorësh.