Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka thirrur në seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të martën në orën 10:00. pas vendimit të Kosovës për ndalimin e mjeteve me targa serbe. Sipas mediave serbe, tema kryesore e sesionit do të jetë vendimi i fundit për heqjen e targave në mjetet serbe nga autoritetet në Kosovë.

Një reagim rreth zhvillimeve të fundit ka ardhur dhe nga drejtuesit e Listës Serbe të cilët kanë ardhur sot në mëngjes në vendkalimin kufitar të Jarinjes “për t’u dhënë mbështetje serbëve”.

Dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”. Sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.