Që prej fillimit të pandemisë, të gjithë jemi bërë dëshmitarë të skenave të sikletshme në veçanti nëpërmjet ZOOM, por kësaj here ‘v i k tima’ është një infermiere serbe.

Imazhet e saj, janë shpërndarë masivisht dhe jo pa arsye, pasi në kohën kur një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj infermieria duket se nuk e kishte vërejtur kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë.

Ajo fillon të zhvishet, duke u bërë gati që ta merr vaksinën anti-COVID, duke ia marrë tërë vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus.