Marrëveshja e rinovimit midis Franck Kessié dhe Milanit ende mungon. Para ndeshjes kundër Juves, drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, Paolo Maldini, komentoi negociatat: “Ne kemi biseduar me agjentin e tij prej një viti e gjysmë, do të ketë mundësi të tjera për ta bërë këtë”.

Tashmë ka shumë evropianë të mëdhenj, që po e monitorojnë situatën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari në fjalë është një nga objektivat e Barcelonës (gjithashtu Pogba), por konkurrenca është e fortë. Për “Presidentin” kuqezi ka interes të shtuar edhe nga Juventus, PSG dhe më të mëdhenjtë e Premier League: Manchester United, Tottenham dhe Liverpool.