Pak ditë më parë Partia Demokratike deklaroi se do të kërkojë uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë siç janë produktet e shportës.

Në një deklaratë për mediat duke iu përgjigjur gazetarëve, zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se ky propozim nuk është paraqitur në dokument zyrtar. Ai shtoi se kur të ketë një kërkesë formale nga ana e opozitës maxhoranca do bëjë komentet e saj.

“Propozimi i opozitës nuk është se është paraqitur në një dokument zyrtar që të komentoj, kur të paraqitet do të merrni dhe komentet tona zyrtare”, tha Ahmetaj.