Pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka diskutuar me Presidentin Aleksandar Vuçiç sepse në këtë situatë Kosova është në të drejtën e saj.

Rama: Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç apo siç shpeshherë miqtë e mi kosovarë në rrjetet sociale thonë me vllahun tim Vuqiq sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. E drejta është me Kosovën dhe kaq, kjo është shumë e qartë. Ne jemi në krah të Kosovës siç është gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër në Serbi është leximi më i gabuar.

Përfytyroni dhe ta përfytyrojë edhe vllau jem atje sikur të kishte ndodhur diçka në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe të mos ngrijë konfliktin, Nuk duhet ta harrojmë çfarë ndodhi me tarifën 100%. E kam mbështetur si një klithmë të drejtë për të shtuar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës e kaloi nga një akt për të shtruar problemin në një problem më të madh se vetë problemi.

Albini dhe gjithë kolegët e kanë pjekurinë për ta shmangur një gjë të tillë, por këtu nuk ka çtë ndërmjetësohet. Dialogu është e vetmja rrugë, por ca do ambasadori rus? Imagjinoni sikur ambasaodri amerikan të shkonte në kufi dhe të shkonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Është një teatër i rrezikshëm se është shkrepsja që ndez institucionet, fatkeqësisht.