A e dini se pasta e dhëmbëve, përveçse një produkt thelbësor për pastrimin e dhëmbëve, është gjithashtu e dobishme për heqjen e njollave ose pastrimin e sendeve të ndryshme. Shikoni se çfarë mund të pastroni me pastë dhëmbësh:

Bizhuteri-Mund të pastroni sendet e argjendta të shtëpisë dhe bizhuteritë me një sasi të vogël pastë dhëmbësh. Lëreni pastën e dhëmbëve të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni.

Atlete të bardha-Pastroni atletet prej lëkure të bardhë duke përzier një lugë pastë dhëmbësh të bardhë, një lugë sodë buke dhe një lugë ujë. Me një furçë dhëmbësh, aplikojeni pastën tek njollat ​​duke e fërkuar lehtë me lëvizje rrethore.

Lavamani-Me një sfungjer të lagur, fërkoni pastën e dhëmbëve në një lëvizje rrethore në të gjithë lavamanin dhe shpëlajeni tërësisht.

Çezmat dhe dorezat-Aplikoni pastë tek çezmat dhe dorezat dhe pastrojeni me leckë një të pastër.

Hekuri-Nëse pllaka e hekurit ka nevojë për pastrim, aplikoni pastë dhëmbësh dhe më pas fshijeni me kujdes. Për tu siguruar që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e pastës së dhëmbëve, hekurosni një leckë të vjetër para se të filloni të përdorni rrobat tuaja.