Italia ka regjistruar 6,735 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 296,394 testime të kryera. Siç raportojnë mediat në vend, shkalla e pozitivitetit mbetet në 2.3%.

Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, humbën jetën si pasojë e koronavirusit edhe 58 qytetarë.

Kurse, të shëruarit janë 6,544. Sa i përket situatës në spitale, në kujdesin intensiv po marrin ndihmë mjekësore 556 pacientë, ndërsa në pavijonet e tjera Covid ndodhen 41 pacientë më pak, krahasuar me një ditë më parë.