Pas gjestit skandaloz të deputetëve të PD-së me grisjen e fletëve të votimit në Kuvend ditën e  sotme dhe përhapjen e tyre në të gjithë ambjentin, Ervin Salianji i ka publikuar sërish pamjet në Facebook gjithë krenari duke ironizuar kryeministrin Rama : ‘Gati për incenerator. Mazhorancë e grisur‘.

Mirëpo komentuesit nuk ia kanë kursyer replikat Salianjit ndër ta edhe ish-deputeti socialisht, gjithashtu babai i deputetes socialiste për Qarkun Kukës, Shyqyri Duraku i cili me anë të një komenti shumë të thjeshtë i ka ‘treguar vendin’.

Komenti ironik i Durakut: Eshte e habitshme ky njeri qe mbledh letra ka fituar 5 here rrjesht zgjedhjet ne Shqiperi; ka nje autoritet te padiskutueshem ne politiken nderkombetare; Krijoj nje org politike solide si PS; E nxori opoziten dy vjet jashte parlamentit; Qe diten e pare te hapjes parlamentit Ri po kjo opozite perfundoj duke grisur fletet e votimit. Burre me te zotin nuk e ben nena.