Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha, ka ironizuar Sali Berishën, për fundin e tij të turpshëm në Partinë Demokratike.

“Doktor, urime per fillimin e legjislatures se re. Une u gezova shume, sepse je ulur ne karriken ku ulesha une dikur dhe me riktheve kujtimet. Une dhe koleget e mij qe uleshim ne rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidate per t’u perzene nga partia.

Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kunder nuk do mbahet shenim ne memorien historike te partise, nuk do kete asnje pasoje”. Ne kishim votuar kunder nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut kete. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.

Pastaj na perzure ne grup. Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavderuar. Une nga ajo karrike ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri me integritet, te paster e me dinjitet. Une edhe sot jam krenar, sepse ate karrike ku ulesha nuk e turperova kurre. Po ti, do ta nderosh dot?”, shkruan ai.