“Nerazzurri” e kanë në listën e dëshirave qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll të Chelseat, i cili ka oferta edhe nga La Liga Interi e ka rikthyer interesimin për Marcos Alonson. Kampioni aktual italian në fakt e kërkon qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll. Por, këtë radhë, Zikaltrit e kanë seriozisht.

Ata do t’ia bëjnë Chelseat një ofertë për përfaqësuesin spanjoll. E si alternativë të tij, “Nerazzurri” e kanë futbollistin e Frankfurtit, Filip Kostic. Alexandar Kolarov dhe Ivan Perisic kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës me Interin. Prandaj, klubi italian po i kërkon zëvendësuesit e tyre në krahun e majtë. Alonso nga ana e tij është duke e kaluar sezonin e fundit në “Stamford Bridge”