Në muajin e dytë të hapur për vaksinimin kundër Covid-19 interesi i qytetarëve për t’u imunizuar ka pësuar një rritje të lehtë.

Për shefen e Shërbimit të Kujdesit Parësor në Tiranë, Ariela Malaj rritja e ndjeshme e rasteve të reja të infektimeve ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar.

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që po vaksinohen po marrin thotë Nelaj, teksa vlerëson edhe interesimin e të rinjve për t’u imunizuar.

Më shumë se 824 mijë qytetarë mbi 18 vjeç kanë marrë deri më tani të paktën një dozë vaksine, ndërsa 28.5 për qind e qytetarëve i kanë marrë të dy dozat.