META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

Ilir Meta ka uruar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për marrjen e detyrës. Në një status në rrjetet sociale Meta shprehet se më në fund janë mbyllur dy vitet më të errëta të historisë sonë parlamentare në këto tre dekada. Ai shprehet se tani asnjë sekond bojkot nuk ka vlerë dhe kuptim, duke theksuar se duhet bashkëpunim për interesin e vendit dhe forcimin e demokracisë. “Urime kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta.