Ilir Meta nga Korça, ka thënë se do të kryejë të gjitha procedurat kushtetuese dhe nuk do ta pengojë dekretimin e Qeverisë. “Jam i detyruar të respektoj Kushtetutën”, ka thënë ai.

Më tej Meta i ka dërguar një mesazh Opozitës, duke i tërhequr vëmendjen që mos ta detyrojnë të bëjë punën e tyre. “Mos të presë askush që të bëj detyra që u takojnë të tjerëve. Shpresoj që opozita të përmbushë detyrat e saj që kuvendi të jetë funksional”, ka thënë Meta.