Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj priti sot në një takim kortezie Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mcluney dhe drejtuesit e Agjencive të tjera partnere, UNDP, UNWomen dhe UNOPS. Ministrja Ibrahimaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që këto institucione ndërkombëtare kanë dhënë për Shqipërinë në reduktimin e efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ibrahimaj u shpreh se, mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin e plotë bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. “Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mcluney dhe drejtuesit e Agjencive të tjera partnere, UNDP, UNWomen, UNOPS. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme që këto institucione ndërkombëtare kanë dhënë për Shqipërinë në reduktimin e efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Mbetemi të angazhuar për të vijuar bashkëpunimin e plotë bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në linjë edhe me reformat që po zbaton qeveria shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.