Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar edhe një herë të gjithë studentëve që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik do të duhet të jenë të gjithë të vaksinuar. Për këtë arsye, janë ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit. Rama shkruan se kjo është një garanci më shumë për të vit shkollorë për të sigurt.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

11 tetori shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik, ndërkohë që edhe ministrja e Arsimit, u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që këtë muaj ta shfrytëzojnë për vaksinimin anti-COVID me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve. Mbi 700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Sakaq sot 6 qytetar kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë shënuar 780 raste të reja.