Pep Guardiola ka thënë se nuk e di se si t’i ndalë Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin në përballjen e sotme të Manchester Cityt me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve Dy ekipet takohen sonte në Francë në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve dhe Guardiola tha para ndeshjes se është pothuajse e pamundur ta ndalesh treshen sulmuese të Parisit. “Nuk e di”, tha Guardiola kur u pyet para ndeshjes se si planifikon t’i ndalë Messin, Mbappen dhe neymarin.“Gjithë ato cilësi, nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur  ata, sinqerisht”, shtoi ai.

“Ata janë shumë të mirë. Është shumë e vështirë ta kontrollosh gjithë këtë talent të madh përnjëherë”, këmbënguli ai.

Guardiola është i vetëdijshëm për cilësitë e Messit nga koha kur të dy ishin pjesë e Barcelonës. Messi ende nuk ka shënuar gol për PSG-së që prej se tronditi kur iu bashkua në verë, por trajneri i City këmbëngul se edhe më të mirit në botë i duhet kohë për t’u mësuar me rrethanat e reja.