Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me të ardhmen e Bernanrdo Silva-s, i cili ka qenë shumë afër shitjes në merkaton e verës.

“Gjithçka që dua unë është që Bernardo të jetë i lumtur, këtu ose kudo. Është një djalosh që meriton më të mirën. Kohët e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk dua të harroj se në titullin tonë të dytë në Premier, atë të 98 pikëve, ka qenë më i miri i kampionatit”, ka thënë Pep.

“Nëse më pas do të vendosë të largohet, e vetmja gjë që mund të them është se klubi që do ta marrë Bernardo-n, do të ketë një nga më të mirët në botë. A është i lumtur tani? Njëri që nuk është i lumtur, nuk luan kaq mirë…”.