Trajneri i Manchester City, pep Guardiola, ka folur pas fitores së arritur kundër Chelsea-t në Premier League: “Djemtë kanë bërë një punë të shkëlqyer sot. Ndihem krenar për atë që kemi bërë në këtë stadium dhe kundër këtij kundërshtari. Kemi ardhur këtu dhe kemi bërë lojën tonë”, ka thënë trajneri spanjoll për BT Sport.

Mbi faktin që është bërë trajneri më i suksesshëm i City-t për sa i takon numrit të fitoreve: “Jam kaq krenar. E kemi arritur në Stamford Bridge, në shtëpinë kampionëve të Europës. Kemi qenë të mrekullueshëm. Jam krenar për veten dhe për klubin”.