Kur përmendet emri i saj, të gjithëve na vjen në mendje batuta e famshme “Greta mbeti 16 vjeç”. Ndonëse ruan ende bukurinë e freskinë, si të ishte vërtetë 16, vitet kanë kaluar dhe Greta Koçi ka festuar 30-vjetorin. Megjithatë nuk ngurron të lidhë ditën e saj të lindjes me batutën e krijuar, ndaj edhe ka shkruar me humor: “Sapo mbusha 16 vjeç”, krahas fotos me tortën ku edhe qirinjtë tregojnë “16”, duke falënderuar ndjekësit për urimet.

Në këtë përvjetor, urimi që mori vëmendjen ishte ai i motrës së saj, Enit, që zgjodhi fjalët më të ëmbla. “Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time”, shkroi Eni ndër të tjera, duke na emocionuar të gjithëve.

Ndërkohë, për të festuar 30-vjetorin, Greta mblodhi njerëzit e saj të zemrës, në një festë me muzikë të mirë, dekorin e veçantë në ngjyrë rozë, dhe surpriza pa fund nga të ftuarit. /News31