Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të z. Bledar Çuçi si drejtues Politik të Qarkut, Gjiknuri u shpreh se: transferimi i delegimit të Qarkut është një moment mjaft i rëndësishëm. Berati ishte një ndër qarqet deçizive që përcaktoi fitoren e Partisë Socialiste në 25 Prill. Jam i bindur se Bledi do ja dali si duhet dhe do kemi një rezultat të mirë në zgjedhjet vendore ku kemi shancet të fitojmë të gjitha bashkitë.

Numri dy i Partisë Socialiste falenderoi Blendi Klosin për punën e bërë në këtë Qark ku theksoi se: në emër të Partisë Socialiste i shpreh falenderimet Klosit si një nga drejtuesit më të sukesshëm të familjes tonë politike. I uroj suksese në detyrën e re si Sekretar Organizativ dhe drejtues Politik i Qarkut Lezhë.

Në fjalën e tij, Bledar Çuçi përgëzoi Klosin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Beratit dhe theksoi se do vijojë të punojë me përkushtim për të arritur një tjetër rezultat të mirë në zgjedhjet vendore.

Blendi Klosi falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e familjes socialiste në Berat për gjithë rezultatet e shkëlqyera dhe shprehu besimin se z. Çuçi do vijojë punën në Qark në harmoni të plotë me strukturat.