Gazetari Mero Baze ka publikuar një moment epik nga takimi i Sali Berishës me të ashtëquajturën bazë të Partisë Demokratike në Vlorë. Një qytetar tha se Amerika i ka shumë borxhe Shqipërisë pasi i ka dhënë shumë personalite dhe mes tyre Xhorxh Uashingtonin i cili shërbeu si presidenti i parë i Amerikës si dhe udhëhoqi Ushtrinë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare.

Sipas qytetarit që mori duartrokitjet e Berishës, Uashingtoni ishte i biri i Marie Balës nga Tetova. Ky moment është ironizuar nga gazetari Baze i cili me nota humroi shkruan: “Është e sigurt që në takimin e Gjirokastrës Xhorxh Uashingtoni do dal me origjinë nga Viçidoli”, ironizon Mero Baze.