Gazetari Valon Syla ka reaguar pas raportimeve se Idriz Zeqiraj është propozuar për ambasador të Kosovës në Tiranë. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook. Syla thotë se Kosova po ofendohet qëllimisht nga qeverisja aktuale.

Syla thotë se Zeqiraj kërkoi të mos bëhej shtatore për Adem Jasharin duke kërkuar edhe ndërrimin e emrit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Pse spe qoni Marko Djurićin Ambasador në Tiranë, bile ai del si origjinal, por i gjeni do degenerika në arkiva të Botës Sot, si kopje të zbehta të politikës së tyre.. Ky Idriz Zeqiraj nuk e vlerson as Adem Jasharin, se lere mo tjerët… ka kerkuar mos me ju bo shtatoret dhe me ju heq emri nga Aeroporti…”, shrkuan Syla.

“Jeni tu e ofendu Kosovën rëndë. Edhe përpos që jeni të vetëdijshëm, po vazhdoni me qëllim. E sheh ky kur shkon në Shqipëri qysh e presin, e sa ka me kry punë. Ju jo para Brukselit, por edhe para Tiranës keni me na bo horë. Idiota”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Sylës në Facebook: Pse spe qoni Marko Djurićin Ambasador në Tiranë, bile ai del si origjinal, por i gjeni do degenerika në arkiva të Botës Sot, si kopje të zbehta të politikës së tyre.. Ky Idriz Zeqiraj nuk e vlerson as Adem Jasharin, se lere mo tjerët… ka kerkuar mos me ju bo shtatoret dhe me ju heq emri nga Aeroporti…

Jeni tu e ofendu Kosovën rëndë. Edhe përpos që jeni të vetëdijshëm, po vazhdoni me qëllim. E sheh ky kur shkon në Shqipëri qysh e presin, e sa ka me kry punë. Ju jo para Brukselit, por edhe para Tiranës keni me na bo horë. Idiota.