Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük. Në takim ambasadori turk ripërsëriti mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të plotë në BE.

Përmes një njoftimi ambasada e Turiqsë në Tiranë thekson se, “sot zhvilluam një vizitë kortezie te Megi Fino, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. I uruam suksese në detyrën e re”. “Gjatë takimit, rivlerësuam statusin e fundit të marrëdhënieve tona dypalëshe brenda fushës së Partneritetit tonë Strategjik”, thuhet në njoftim.

“Në këtë kuadër ne ripërsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë mike dhe vëlla në procesin e anëtarësimit të plotë në BE”, thekson Ambasada turke.