Fatbardh Kadilli ka prezantuar lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike- iDE’ , e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë partisë Demokratike. Qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese. Të pranishëm gjatë prezantimit të nismës së re ishin dhe Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe të tjerë. “Një PD e pastër, e bashkuar, dhe fituese. Iniciative Demokratike është sot përgjigja që ne kemi përballë demokratëve dhe qytetarëve që duam të kemi në opozitë. Përplasja e brendshme po na shkatërron fuqitë tona politike. Ne do të bëjmë një opozitë me propozim të besueshëm nga njerëz të besueshëm në dobi të qytetarëve, ne sot shpallim krijimin e një nisme të re që bazohet në raportet sociale, politike morale. Partia mund të bëhet monopol opozitarizmi jo. Struktura e re ka në përbërje të saj politikanë me përvojë profesionale dhe lëvizja është e hapur për të gjithë politikanët dhe qytetarët. Është një strukturë vetëvepruese dhe nuk merr leje dhe ideologjie. Te konkurrenca, guximi dhe pastërtia qëndron dallimi që ne duam të bëjmë. Do të sjellë dobi për qytetarin do të sjellë konkurrencën dhe meritokracinë. Ne kemi pastërtinë të përballemi me të keqen. Qëllimi është një Shqipëri e mire dhe konkurruese, këto janë ato që na motivojnë”, ka thënë Kadilli.

Më tej, Kadilli u shpreh se nisma e re do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokrateve dhe opozitarëve. ‘Do të bëjmë opozitë. Një opozitë të re. Përballë pushtetit abuziv të Ramës, ne do të vijmë si një opozitë e pastër, opozitë konkuruese, opozitë që ngjall shpresë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin. Ne sjellim ide. Në iDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në iDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik. Për beteja politike thelbësore, programore dhe jo beteja rastësore. iDE do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokrateve dhe opozitarëve.

Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol. Opozitarizmi jo!Struktura e re, iDE është e përbërë nga politikanë me përvojë, me karrierë politike dhe administrative, por edhe njerëz të rinj, të shkëlqyer që duan të kontribuojnëAjo është vetvepruese. iDE është më e gjerë se anëtarët e PD. Ajo është një ftesë për çdo demokrat që nuk është PD-ist dhe për çdo qytetar që nuk është demokrat. Tek vetveprimi, tek hapja, tek konkurenca si filozofi e jetës, si dhe tek qytetari qëndron dallimi dhe e veçanta e këtij forumi të pangjashëm deri më sot. iDE do të bëjë politikë që sjell dobi për qytetarin. Që zhvillojnë dhe lartësojnë familjen, ligjshmërinë, pronën private, tregun dhe meritokracinë”, u shpreh Kadilli gjatë aktivitetit, ku prezantoi nismën e re.