Fansat e Adriana Matoshit kanë nisur të dyshojnë se aktorja është në pritje të ëmbël pas fotos së saj të fundit ku barku i duket pak më i fryrë se zakonisht. “Si shtatzënë po dukesh!”, nisën të komentonin fansat dhe menjëherë në mediat rozë u përhap lajmi se Adriana është shtatzënë.

Pas këtyre lajmeve, është detyruar të reagojë edhe vet mjeku i aktores dhe deputetes, i cili shkruan: “Sa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”. Adriana e shpërndau në Instagram postimin duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.