Një selfie e postuar nga Rozana Radi u bë shkak që ajo t’u kundërpërgjigjej të gjithë kritikuesve. Ajo ka publikuar një foto të edituar në Instagram, por mesa duket dikush e ka kritikuar për përdorimin e programit “FaceApp”. Kjo ka mjaftuar që artistja t’i japë një përgjigje publike nëpërmjet InstaStory-t, ku ka vendosur dhe foton origjinale, pa asnjë lloj editimi. Ajo ka shkruar se atë po e riposton për vete dhe se nuk është e detyruar të japë shpjegime.

Po ashtu, Rozana ka shtuar se vdes për fytyrën e saj pasi i ka ngjarë babit që për të ishte më i miri në botë. “Postova mbrem kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akuzoj nje grua per Face App! shpjegova qe kam patur keta sy kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar ti jap shpjegime askujt. Sme plas fare po fare te fshi cdo grua burre vajze djale qe hyn ne insta tim si kujdesare dhe me tregon si te jetoj jeten me editim pa editin jeten time. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjar babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote. Ketu e mbyllim diskutikin. Sdua as komplimenta flm!”-shkruan ajo.