Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar një foto teksa shihet që lexon një gazetë. Vëmendjen në postimin e tij e mori fakti se Presidenti shfaqet me një mace të mbesës së tij Aybike në mediat sociale.

Macja qëndron e ulur në prehrin e Erdoganit ndërsa ai lexonte gazetën. “Ai është shumë kurioz për çështjet aktuale”, me këtë mbishkrim e shoqëron foton Presidenti Erdogan.