Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në deklaratën e tij të fundit ka bërë me dije se Tuqria para se të përfundojë një marrëveshje në aeroportin e Kabulit, pret që të krijohet një qeveri “përfshireëse”, nga talebanët. Turqia anëtare e NATO-s para tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe ardhjes së talebanëve në pushtet në mes të gushtit, kishte ofruar të merrte përsipër sigurinë në aeroportin ndërkombëtar.

Pas rënies së papritur të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, Turqia ka filluar bisedimet me sundimtarët e rinj në Afganistan për të ndihmuar në menaxhimin e aeroportit, i cili është thelbësor për ndihmën humanitare të Afganistanit dhe marrëdhëniet me pjesën tjetër të botës. “Qeveria në Afganistan nuk i përfshin të gjithë, nuk përfshin të gjithë përbërësit. Ne duam që gratë të përfshihen në mënyrë aktive në të gjitha aspektet e jetës në Afganistan, ne mund t’i mbështesim. Për sa kohë që të ndodhë kjo, ne nuk do të shkojmë në Afganistan, por nëse qeveria është më e hapur atëherë Turqia mund të shkojë atje,” ka thënë Erdogan.

Presidenti turk kujtoi se siguria e aeroportit të Kabulit dhe marrja e përgjegjësisë nga Turqia u diskutuan me homologun e tij amerikan Joe Biden në Bruksel në qershor, gjatë samitit të NATO -s.