Sarah Dash, e njohur si këngëtare dhe themeluese e grupit R&B “Labelle” ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ylli i hitit “Lady Marmalade” vdiq ditën e djeshme, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vd ek jes.

Grupi Labelle patën sukses të madh me publikimin e këngës së tyre të vitit 1974, “Lady Marmalade”. Ndërsa si artiste solo, Dash lancoi katër albume në studio midis vitit 1978 dhe 1988.