Juve barazoi me Milanin në javën e katërt të Serie A. Bardhezinjtë nuk e kanë gjetur ende fitoren në këtë fillim sezoni të ri dhe po përgatiten për ndeshjen në transfertë, kundër Spezia, caktuar për në mesjavë.

“Në momente të vështira nuk ka asgjë tjetër për të bërë, përveçse të qëndroni të bashkuar. Ne kemi ditur të reagojmë në të kaluarën dhe mund ta bëjmë përsëri tani! Gjithmonë, deri në fund”, – shkroi Paulo Dybala në Instagram, pas barazimit të Juventusit kundër kuqezinjve. Argjentinasi përpiqet të karikojë mjedisin dhe tifozët pas 1-1 me Milanin dhe në funksion të ndeshjes së ardhshme.