Kryeministri Edi Rama i ka dhënë rëndësi të madhe platformës së bashkëqeverisjes duke thënë se duhet të trajtohet cdo hall i qytetarëve.

Rama tha se kjo platformë duhet të kthehet në ligj dhe i kërkoi ministrave që të tundin dynjanë për çdo qytetar që troket në dyert e tyre dhe kur të zgjidhin hallin, t’i japë vendin që i takon çdo personi që i sajon.

Edi Rama: Nuk më intereson asnjë reformë, program, rrugë, kanalizim apo nuk do pranoj justifikim para cilësisë së kësaj qeverie me cdo njeri të zakonshëm, i bardhë i zi, i majtë i djathtë që troket për një hall se na takon të gjithëve ne këtu që ta trajtojë.

Kjo është platformë e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al për ta cuar në Kuvend për ta kthyer në ligj për të gjithë. Një gjë është me rëndësi, marrëdhëniet e institucionit me publikut në këtë shtet nuk duhet të jetë opsionale apo për vullnete personale. Do një shef zyre të merret me to, zyra i përgjigjet, s’do një shef tjetër, njerëzit nuk marrin përgjigje. Kjo do të jetë marrëdhënie detyruese, e përpiktë, moralisht. Sic lini çdo gjë për të shkuar në parlament, duhet të lini cdo gjë tjetër kur një qytetar mbetet pa përgjigje apo adresë për mospërfillje dhe duhet të tundni dynjanë sikur qytetari të jetë babai, nëna, vëllai, apo motra juaj. Për këta të fundit s’duhet të tundni asgjë, ndërsa për të tjerët gjithcka.

S’ka shkop magjik për të dhënë dokumente apo për të zgjidhur halle se nga gropa e zezë e sporteleve të institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk munnd të bënim dot as ne dhe askush gjithçka dhe nuk i kemi shkatërruar si kalanë e Rozafës. Ne dhe ju këtu mund të rrini që cke me atë me shkop jo magjik drejtorëve, shefave, përgjegjësve dhe kujtdo poshtë jush që i lë qytetarët varur.

Ju lutem të lexoni ligjin e ri të bashkëqeverisjes. Shërbimin ndaj publikut ta konsideroni si biblën dhe kuranin që të mos më lini vetëm në këtë përpjekje por duhet ta kuptoni e ta ndjeni si mision human në radhë të parë. Pasi të zgjidhet një hall, shkopin kokës cdo miu që e ka sajuar. Deri në mbylljen e ciklit të shërbimeve përmes digjitalizmit dhe deri kur ta keni futur plotësisht të gjithë sistemin e shëbrimit të dokumenteve, shkopi është domodosdoshmëri. Ky ligj i bashkëqeverisjes parashikon masa administrative dhe sanksione për zyrtarët që nuk i zgjidhin halle qytetarëve.

Të jemi shëmbëlltyrë e bashkëqeverisjes me njerëzit, ligj që duhet të miratohet që sot. Ne qeverisim si forcë e vetme politike, por këtu na kanë sjellë ata, se ata na bëjnë të pathyeshëm dhe vetëm në aleancë me ta…

Bashkëqeverisja nuk është vetëm ju ankohuni dhe ne ju zgjidhim halle. Dua që të mbështeten qytetarët, të kultivohet sensi i komunitetit për qytetarët përtej dasive dhe llafeve. Këtë ide e hodha thjesht si ide në Kongresin e PS, por kam krijuar idenë se nuk është çështjeje socialistësh apo të djathtësh, aktivistësh. Do të ulemi në ditët në vijim për të vijuar punën dhe të vijojmë bashkëqeverisjen duke kërkuar dakordësinë dhe zotimin tuaj për rolin e anëtarit të Republikës së Shqipërisë, ju falenderoj që jeni këtu dhe me dinjitetin që ne kemi detyrimin ti japim besimit të qytetarëve që na kanë dhënë këtë privilegj për të qenë në këtë tryezë të vendimmarrjes më të lartë të vendit tonë.