Banorët e Kamzës shumë shpejt do të kenë një treg dinjitoz falë investimit që po kryhet nga bashkia.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të punimeve në kantierin e ndërtimit të këtij tregu.

“Në Kamzë është drejt përfundimit investimi i radhës që do të jetë një treg dinjitoz e me shërbim cilësor për banorët”, deklaroi ai.

Rritja e numrit të popullsisë ka çuar edhe te nevoja e një tregu bashkëkohor, me të gjitha kushtet e përshtatshme.

Synimi i bashkisë është ndërtimi i një tregu brenda kushteve higjieno-sanitare në qendër të qytetit Kamzë, i cili do të ketë një impakt të gjerë social-ekonomik, pasi do të plotësonte nevojat e banorëve.