Mbretëresha, e cila është 95-vjeçe gëzon shëndet të plotë, por në raste të paparashikueshme, qeveria ka ndërtuar planet e nevojshme për të ndërvepruar në lidhje me situatën. Operacioni i gjerë i qeverisë britanike për të menaxhuar pasojat që do të ketë në vend, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II përfshin ndërprerjet zyrtare të rrjeteve sociale dhe të postimeve mbi të.

Dokumentet sekrete të koduara si “Operation London Bridge” tregojnë shkallën e planeve pas vdekjes së Mbretëreshës dhe shqetësimet që ka shteti nëse do të ketë fuqinë dhe burimet e duhura për t’i zgjidhur ato. Nisur nga roli ndikues që luan media sociale, duke përfshirë edhe planin e ndryshimit të website-it mbretëror në një faqe të zezë që lajmëron vdekjen e drejtueses së Mbretërisë, gov.uk-website dhe të gjitha faqet e tjera sociale të qeverisë do të shfaqin të gjitha një shirit të zi.

Ndërkohë, informacionet dytësore nuk do të publikohen para se të kontrollohen nga drejtues të qeverisë. Dokumentet tregojnë planin për mbajtjen e arkivolit në rrugën midis Buckingham Palace dhe Palace of Westminister dhe do të hapet për 23 orë në ditë për 3 ditë radhazi. Biletat me orar të përcaktuar do të pronotohen për VIP-at.

Funerali zyrtar do të mbahet 10 ditë pas vdekjes së saj dhe do të cilësohet si “ditë kombëtare zie”, por jo ditë pushimi. Nëse dita e varrimit do të jetë gjatë javës, atëherë do të jetë vendimi i drejtuesve të bizneseve nëse do ta lënë pushim apo jo stafin e tyre.

Pavarësisht që dokumentet japin planin e plotë të qeverisë, disa detaje  mbetet ende të pakuptimta, si për shembull fakti që kryeministri do të informohet nga një ushtar civil ndërkohë që lajmërimi i vdekjes do të bëhet në Press Association Wire.

Plani emergjent i “Operation London Bridge” dhe “Operation Spring Tide”, planifikojnë edhe mënyrën sesi Charles do të kalojë në fron. Dokumentet shprehin gjithashtu shqetësimin që kanë për mënyrën si Zyra e Jashtme do të organizojë hyrjen e turistëve të huaj, apo si Zyra e Brendshme do të mbajë ne kontroll alarme te mundshme të akteve terroriste dhe Departamenti i transportit të ndalojë një mbipopullim në kryeqytet.

Në fund Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një përshëndetje duke qëlluar me armë në gjithë stacionet përshëndetëse dhe do të shpallet një heshtje 2 minutash kombëtare.