Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel është pyetur nëse do të ketë një rol aktiv edhe pas humbjes së detyrës, por u shpreh se do të jetë mike dhe do të japë këshilla për këdo.

Merkel: Unë nuk kam ndërmend të luaj një rol aktiv, por do të mbetem mike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përvoja nëse dikush vendos vendin e vet për të bllokuar dhe kjo nuk është vetëm me rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, jemi përpjekur në këtë drejtim dhe me presidencën gjermane, pikërisht për të dhënë mbështetjen tonë aktive në këtë drejtim. Kemi bërë njëfarë pune. RMV dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjithave për të hapur negociatave, bëhet fjalë për konferencën ndërqeveritare.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është peng i nacionalizmave në BE.

Rama: Nëse do të përgjigjem, mund të them që dikur, kur vendet e Ballkanit ishin në konflikte të mëdha ose sa po dilnin, thuhej se procesi i integrimit europian do të zbuste nacionalizmin në Ballkan. Ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi ende asnjë qeveri nacionaliste, por ekstremi i djathtë ndikon tek qeveritë e moderuara. Edhe kjo që ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. Unë mendoj që duke qenë se kancelaren e kemi këtu, asnjëherë deri më sot, edhe pse presionet kanë qenë të mëdha, edhe në Gjermani, kancelaria nuk e ka lidhur procesin e integrimit të vendeve të rajonit me politikën e brendshme. Ashtu si Merkel shpëtoi nderin e Europës ku qëndroi e vetme për refugjatët që vinin nga Siria, presioni i brendshëm nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Mund të jemi pengje të vetove që lidhen me zgjedhje të vendeve të pasura por jo vetëm.