Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka ka biseduar ditën e sotme me Komisionerin Varhelyi. “Diskutime të frytshme sot me Komisionerin Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta”, shkruan Xhaçka.