Në përpjekje për të garantuar sigurinë e këmbësorëve , një qytet në Danimarkë ka ndërmarrë nismën për të krijuar kalimet të këmbësorëve 3D.

Vijat e Bardha 3D janë vendosur në qytetin e dytë të Danimarkës, Aarhus. Objektivi, për të ngadalësuar shoferët dhe çiklistët, për të lejuar që këmbësorët të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt. Këto iluzione optike janë bërë me bojë, një hije që i shtohet brezave tradicionalë të bardhë të cilët japin idenë se mund të lëvizin disa centimetra mbi tokë. Islanda, Australia, Tajlanda dhe Kanadaja gjithashtu kanë vendosur vendkalime të ngjashme për këmbësorë.