Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19 10 persona, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja. Numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.

Në kuadër të vënies “nën kontroll” të pandemisë, qeveria e Kosovës ka vënë sërish në fuqi masa anti-COVID, ndërsa vaksinimi masiv vijon. Gjatë 24 orët e fundit, numri i pacientëve që kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin është 2,261.

Ndërkohë numri total i infektimeve ka shkuar 159,107, ndërsa ai i viktimave është 2,899 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Tashmë ‘armiku’ kryesor i kësaj beteje me pandeminë, është varianti delta, jo vetëm për Kosovën, por për te gjithë botën për shkak të përhapjes së tij të shpejtë.